Lista Serbe është gjobitur sot për faktin se në një spot elektoral ka konsideruar Kosovën ende pjesë të Serbisë.
Gjoba ka ardhur nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) , me arsyen se gjesti është bërë enkas për të nxitur urrejtje ndëretnike në Kosovë, duke shkelur kështu në mënyrë flagrante Ligjin Zgjedhor.
PZAP ka gjobitur Listën Serbe me 30 mijë euro. Kjo është gjoba e parë që vihet këtë vit për gjuhën e përdorur, ndërkohë që ankesat kanë qenë kryesisht për përdorimin e fëmijëve në fushatë dhe vendosja e posterave në hapësira publike.