Një operacion i madh policor ka ndodhur ditën e djeshme në ujërat detare të Greqisë.
Dy gomone të nisura nga Shqipëria dhe të ngarkuar me drogë tentuan të futen në ujërat turke.
Operacioni u ndërmor në Mitilini, ku morën pjesë 10 skafe të policisë greke, 1 avion i FRONTEX dhe 1 helikopter i policisë greke.
Si rezultat i tij u ndalua një prej gomoneve dhe u arrestuan 2 shqiptarë dhe një italian.
Ndërkohë vijojnë kërkimet për gomonen e dytë.
I dënuar për drogë, 48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu i Koridhalos (Emri) –
Një i burgosur shqiptar është arratisur nga burgu i Korydallos në Greqi, duke vënë në alarm autoritetet greke. Mungesa e...







