Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka reaguar pas dy tërmeteve shkatërruese që prekën Shqipërinë javën e kaluar.
Përmes një statusi në rrjetin social “Twitter”, Soreca theksoi se vendet e unionit kanë shprehur gatishmëri të plotë për të ndihmuar të prekurit.
“BE-ja qëndron në solidaritet me Shqipërinë në këtë kohë të vështirë pas tërmetit dhe mbështetja të konsiderueshme e BE është tashmë në rrugën e saj në Shqipëri. Disa Shtete Anëtare të BE po bashkohen në përpjekjet e ndihmës”-shkruan Luigi Soreca.
Shtetet e para që kanë ofruar ndihmë për Shqipërisë janë Austria, Kroacia, Hungaria, Sllovenia dhe Norvegjia.