Grupet Parlamentare të Koalicionit Qeverisës CDU-CSU dhe SPD në Bundestagun Gjerman kanë vendosur sot se për Shqipërinë nuk ka hapje të negociatave drejt Bashkimit Europian pa plotësuar 9 kushtet kryesore dhe disa nënkushte të tjera.
Kryefjala e kushteve ultimatum që Gjermania i vendos qeverisë Rama është pikërisht zgjidhja e ngërçit më të madh që ka bllokuar vendin, zgjidhja e krizës politike.
Kriza politike në mes të pushtetit dhe opozitës në Shqipëri e ka arritur pikën më të lartë të vlimit politik. Raporti i OSBE/ODIHR vlerësoi zgjedhjet e fundit të 30 qershorit si antidemokratike dhe jopërfaqësuese, zgjedhje të cilat i siguruan qeverisë Rama pushtet absolut edhe në nivelin e qeverisjes vendore.
Ndërkohë e vetmja zgjidhje e krizës, pas vendimit radikal të opozitës për djegien e mandateve është ajo e zgjedhjeve të parakohshme.
Pasi i dha 2.2 MLN euro Kristinka Lekës, Gonxhe çel tenderin e ri 730 MLN lekë për larjen e çarçafëve në Spitalin e Traumës
Në pak javë, Ministri Blendi Gonxhe, përmes Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, jep rreth 3 milionë euro vetëm për larjen...