Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do takohet me aleatët opozitarë për të diskutuar mbi situatën politike.
Mësohet se në qendër të diskutimit i parashikuar për në orën 14:00, do të jetë tryeza e thirrur nga OSBE për reformën zgjedhore.
Pas takimit me aleatët, Basha do takohet me kreun e OSBE në Tiranë, Borchard në orën 15:00.