Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka zhvilluar një takim me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis.
Lajmin e bën të ditur vetë kryeministri Rama i cili ka publikuar në rrjete sociale dhe foto nga takimi me homologun grek, me të cilin është i pranishëm në Asamblenë e OKB në datat 24-27 shtator.
“OKB, Nju Jork – Me kryeministrin e Greqisë, Kiriakos Mitzotaqis. Prezantim miqësor dhe bashkëbisedim i hapur”, shkruan kryeministri.
Kujtojmë që ky është takimi i parë mes tyre pas formimit të qeverisë së re greke, e dalë nga zgjedhjet e parakohshme.
Shtëpitë e Kranes rrezikojnë të shemben, Romeo i Finiqit bën pazarin e 84 MLN lekëve
Romeo Çakuli i bashkisë Finiq bën pazare me tenderë edhe kur bëhet fjalë për një rrezik të lartë që iu...