Rënja e demokracisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rënja e demokracisë

20:44 | 22/09/2019
në Opinion
0

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Nga Mesila Doda

Si kurrë më parë ky vend po rrëshket drejt një situate dramatike. Nuk ka më asnjë institucion që të ketë mbetur në këmbë e të funksionojë brenda rregullave të një demokracie funksionale normale. Raporti i OSBE-ODHIRit që bëri ti pushtojë memecllëku e turpi gjithë trupën diplomatike në vend e për të cilin ende mediat nuk kanë dëgjuar dot një paragraf nga amabasadori i OSBE-së, i pari që duhet të reagonte për çështjen, dënoi me vdekje cdo grimcë legjitimiteti të zgjedhjeve. Një skenar i luajtur keq, i stisur keq e me zëdhënës deficentë e të marrë, që ende mendojnë që situatat e zgjedhjeve kooperativiste në këtë vend mund të përsëriten.
Sot Europa si një bashkësi e përgjegjshme do duhej të merrte seriozisht një raport zyrtar në dorë e të thoshte…me gjithë hallet që kemi në shtëpitë tona, ju keni një problem shumë më të madh e përsëritje e një precedenti të rëndë në Europë… E kjo dukuri më së paku ka një emër, rënja e demokracisë.
Raporti i OSBE-ODHIR-it është i pari në llojin e tij prej me shumë se 20 vitesh…I heq legjitimitetin KQZ, komisionereve, numëruesve, nxjerr para syve një administratë të keqpërdorur, flet për një puç institucional me sjelljen politike ndaj dekretit të Presidentit, tregon për një prokurori të paralizuar e për herë të parë ven gishtin të Vettingu si mjet për shantazh e jo si qëllim për një drejtësi më të mirë. Ky paragrafi i fundit e damllakosi keq edhe Soreken që nuk humbte asnjë rast të tregonte sukseset e pabesueshme të reformës… po që deri më tani ka patur kurajon vetëm të nxjerrë me gjysma fjalësh planin e fundit të grupit të gatshëm të ndihmës së huaj pranë kryeministrit…pasi i mbyllëm më sukses të tjerat tani do merremi me reformën zgjedhore.
Do më duhet të ndalem pikërisht tek kjo e fundit sepse ky është edhe çelësi me të cilën Rilindja bashke me grupin e zedhënësve të Edi Ramës nëpër përfaqësi të huaja po përpiqen të fitojnë kohë. Të futemi brenda një procesi…po në krye të mbajmë peshkaqenin qe nuk i fiton po i kullufit zgjedhjet, Bablokun e madh. Dhe shkohet edhe më tej…po nuk erdhët ju e bëjmë reformen me opozitën në parlament…. kjo fjalia e fundit ka një emër të qartë; quhet shantazh dhe përjashton nga rivendosja e rregullave të lojës më shumë se gjysmën e popullsisë të cilët as kanë votuar për dukuritë njerëzore që janë sot në parlament e as janë pjesë e grupit kriminal të Rilindjes. Janë pikërisht ata që mbushin sheshet se kërkojnë jo një vend laborator të ndihmës së huaj së Rilindjes, po një vend normal ku të mund të jetojnë…vetëm kaq. Pyetja e vetme që më rrotullohet është një dhe vetëm një…po si nuk ju mbulon marra që një fjali të vetme të këtij soj shantazhi që ja lëshoni pa asnjë kursim opozitës nuk ja thoni një njeriu që i mbushi vendet tuaja me drogë, krim e njerëz që ikin nga sytë këmbët. Po si nuk ju vjen turp që nuk ja thatë një fjalë të vetme të tillë njeriut që i bien kryebashkiakët përditë si të përzier në llumin më të thellë njerzor? Për herë të parë pranuat votime pa zgjedhje, pranuat t’jua bënte lesh e li vetingun, të përzihej me lloj lloj bandash që te fitonte zgjedhjet, të vidhte si në mall të babës buxhetin e shtetit të vet, të futej nga një skandal në tjetrin çdo dy javë e nuk guxuat ti thoni as një fjalë nga e vërteta që po zhduk një sistem demokracie në një vend ku ju jeni të ngarkuar me pune jo nga kryeministri shqiptar por nga shtetet tuaja të cilat dashje pa dashje vuajnë pasojat e bashkpunimit të tij me krimin.
Të flasësh sot për reformën zgjedhore nuk është krim, por është strategji që ti japësh kohë e frymë një të vdekuri që ecën. Nuk ka reformë a ndryshim zgjedhor që ndryshon situatën e vendit tim. Është i vjedhur, është i dhunuar nga bandat, Është pa parlamet, pa qevri legjitime, pa prokurori, pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë, pa KQZ, pa polici në shërbim të qytetarit po kundër tij, pa opozitë në parlament….është një vend pa njerëz, se njerzit po ikin nga pak e përditë kur shohin kafshët të bëjnë ligjin e të vendosin rregullat në këtë vend. Togfjalëshi i reformës zgjedhore ka vetëm një qëllim… ti japë kohë e oksigjen një të vdekuri që ecën, Edi Ramës. Me po këtë ligj zgjedhor tre herë rresht Raporti i OSBE deklaronte se u përmbushën shumica e standarteve demokratike në zgjedhje, togfjalësh që sot është tretur si kripa në ujë. Nuk është e keqja te ligji po tek hajduti i zgjedhjeve e bashkpunimi insitucional e i hapur me krimin.
Personalisht nuk kam më asnjë iluzion që ata që nuk kanë guxuar të hapin gojën kundër krimit të tij do e shtrëngojnë të normalizojë veprimet e tij politike. Besoj se sot ka vetëm një rrugë…bashkim i njerezve rreth një ideje dhe qëllimi që është normalizimi i vendit dhe këtë duhet ta arrijmë me çdo kusht e me çdo mjet. Besimi i njerzve duhet të drejtohet në një trajktore politike në rritje e pa pushim e pa asnje deviacion. Ne kemi nje vend të braktisur nga shqiptarët, të vjedhur nga pushtetarët, të rrënuar në institucionet e tij nga bekimi i ndihmës së huaj të Ramës…ne kemi një vend që mundet tja pengojmë rrokapjekthin vetëm ne. Një aksion opozitar pa asnjë minutë heshtje por veprim e vetëm veprim me të gjitha format e mjetet, vetëm kjo mund ta ndalë rënjen në humbëtirë të demokracisë sonë të brishtë e të rikthejë rregullat e pluralizmit në vend.

Etiketa: hajduti i zgjedhjevekriza politikeMesila DodaRaporti i OSBE-ODHIRitreforma zgjedhoreRilindja

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Berisha citon DW: Bundestagu vendos, Jo hapjes së negociatave me Shqipërinë pa plotësuar 9 kushte!

Berisha citon DW: Bundestagu vendos, Jo hapjes së negociatave me Shqipërinë pa plotësuar 9 kushte!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com