Një 47 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi ka kërcënuar me vdekje në mënyrë të vazhdueshme ish-gruan e tij.
Përveç kërcënimeve mësohet se shqiptari ka ushtruar edhe dhunë fizike edhe ndaj bashkëshortit të gruas shqiptare.
Shqiptari bashkë me dy bashkëkombës kanë marrë leva hekuri dhe kanë qëlluar burrin e ish-gruas së 47 vjeçarit, dhe për pasojë ai ka mbetur i plagosur.
Çifti i kërcënuar ka bërë denoncim në polici dhe në mbrëmje, karabinierët e Astit kanë kryer arrestimin e shqiptarit kërcënues. Ndaj shqiptarit u dha masa e sigurisë “arrest me burg”.
Ndërkaq, mësohet se 47-vjeçari dhe ish-bashkëshortja kanë një fëmijë.
Shtëpitë e Kranes rrezikojnë të shemben, Romeo i Finiqit bën pazarin e 84 MLN lekëve
Romeo Çakuli i bashkisë Finiq bën pazare me tenderë edhe kur bëhet fjalë për një rrezik të lartë që iu...