Një ngjarje e rëndë është rregjistruar ditën e sotme në qytetin e Shkodrës, ku për pasojë ka humbur jetën një person.
Mësohet se një automjet që po shkarkonte tulla ka rënë në kontakt me energjinë elektrike në Theth gjë që ka shkaktuar edhe vdekjen e shoferit.
Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes për të shpjeguar rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë.