Policia ka arrestuar administratorin e kompanisë fituese të koncesionit miliona dollarësh për rrugën Milot-Balldren.
Bëhet fjalë për Agim Kolën, administrator i kompanisë Rr.s.M.& Hidro Company, i cili është vënë në pranga për mashtrim me TVSH-në duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej rreth 4 milionë eurosh.
Opozita ka akuzuar disa herë qeverinë për këtë koncension, duke e quajtur si një nga aferat më të mëdha korruptive, për shkak të fryrjes së madhe të kostos së ndërtimit.