Një 32-vjeçare është gjetur e mbytur ditën e djeshme në lumin e Bulqizës.
Policia bën me dije se viktima është M.F banuese në Bulqizë dhe është gjetur e mbytur dje rreth orës 21:30.
Raportohet se ngjarja është aksidentale pasi nga këqyrja e trupit nga eksperti mjeko-ligjor, të viktimës nuk rezultojnë shenja dhune apo dëmtimesh të tjera.