Bardhi: Kryengritja e Postribës na thërret për të luftuar për lirinë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bardhi: Kryengritja e Postribës na thërret për të luftuar për lirinë

15:17 | 09/09/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, Kryetarja e Lëvizjes Demokratike të Gruas Shqiptare, Albana Vokshi, Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, përfaqësues të familjeve, të cilët morën pjesë në përkujtimoren e 73 vjetorit të kryengritjes së Postribës.

Në emër të PD, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, tha se 73 vite më pas, kryengritja e Postribës na thërret për të luftuar për lirinë, për të mos pranuar sundimin.

Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, në aktivitetin përkujtimor të “kryengritjes së postribës”.

Read more

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

Ka përdorur gjuhë fyese –

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë –

Fillimisht dua t’ju përcjell përshëndetjet e përzemërta të Kryetarit të Partisë Demokratike z. Basha, i cili për shkak se ndodhet në një aktivitet jashtë Shqipërisë e kishte të pamundur të ishte këtu sot me ju.

Unë ndjehem i privilegjuar që përfaqësoj Partinë Demokratike në këtë aktivitet të organizuar në kuadër të kësaj dite përkujtimore, sepse 9 shtatori, për çdo malësor, për çdo shkodran, për çdo qytetar të vendit, por sidomos për ne demokratët,  është një moment i rëndësishëm për të përkujtuar atë që ndodhi këtu, kryengritjen e parë antikomuniste nëEuropë.

Politikisht, ne demokratët, mund ta themi me bindjen e plotë dhe me krenari, se jemi bijtë e asaj lëvizje që ndodhi 73 vite më parë.

Ne demokratët e kemi vijuar, e kemi pasur në ADN-në tonë mesazhin, amanetin e atyre burrave që dhanë jetën për liri.

Atë që nisën ata, e realizuan shqiptarët në vitet‘90.

Sot me nderim përkulemi përpara qindra intelektualëve, klerikëve dhe burrave trima tëPostribës që frymëzuan dhe realizuan kryengritjen e parë antikomuniste në Europë. Që tronditi nga themelet regjimin gjakatar, që kishte vënë në shënjestër patriotët e Shqipërisë, që donin vendin të lirë, demokratik dhe të pavarur.

Vlerësim maksimal për ata burra që të parët e ndjenë, e kuptuan se çfarë e keqeje po i vinte vendit, dhe këtë e kuptuat herët, qysh në ditën e parë, dhe rezistuan e u sakrifikuan në vitin 1946.

73 vite më pas, kryengritja e Postribës mbetet aktuale; sepse na thërret për të qëndruar sërish, për të luftuar për lirinë, për të drejtat humane, përkushtimin për të mos pranuar sundimin.

Sepse edhe sot, kemi në fuqi një regjim që po sfidon çdo ditë, të drejtat, liritë dhe vlerat tona europiane.

Kemi në emër të çdo demokrati, nderimin më të thellë para çdo patrioti të kombit, para Postribës, para trimave të Postribës, që 73 vite më parë e paguan me gjakun e burrave të kësaj treve, përpjekjen për liri.

Kurajoja e Postribës, tregoi se komunizmi nuk ishte zgjedhja e këtij populli, por një sundim që u vendos me dhunë, që ishte gati të bënte gjithçka për pushtet.

Ne s’mund të harrojmë dhe kemi shumë për të mësuar nga ajo kurajo e atyre që i bënë ballë terrorit dhe barbarive komuniste që e kishin vendosur në shënjestërPostribën e Shkodrën, duke vrarë e prerë, torturuar, burgosur e internuar.

Një lëvizje që u pa dhe u shënua edhe ndërkombëtarisht, duke i treguar gjithëbotës se çfarë sistemi gjakatar po instalohej në Shqipëri.

Ai vizion, ajo rezistencë janë një leksion i përhershëm, sepse liria nuk është e dhënë një herë e mirë dhe s’mund ta marrim të mirëqënë, sepse qytetarët rrezikohen gjithnjë nga qeveritë shtypëse.

Ai vizion dhe ajo kurajo na lypset edhe sot, pasi një prej të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, e drejta për të votuar dhe zgjedhur të lirë, është cënuar dhe është goditur thellë, këtu, në Shkodër dhe në mbarë vendin. Dhe kjo ndodh prej kësaj qeverie në mënyrë të përsëritur edhe sot, çdo ditë.

Kam frikë se patriotët e kryengritjes së Postribës, do të na qortonin rëndë po të shihnin se sot sërish është në rrezik dhe luhet me këtë liri fondamentale, me vlerat kryesore të qytetërimit.

Ne kujtojmë, por respekti më i madh për atë lëvizje, për atë kryengritje do të ishte nëse angazhohemi të gjithë që regjime e sundime të tjera të mos instalohen më në vendin tonë.

Të mos lejojmë më hordhi e brigada të krimit, që marrin pushtetin me çdo kusht e shtypin pastaj qytetarët e tyre.

Ju e dini mirë, dhe unë ju siguroj në emër të Partisë Demokratike se ka nisur numërimi mbrapsht i kohës së bijve të etërve.

Me burrat e gratë e Postribës, me të rinjtë e të rejat, me malsorët me shkodranët dhe me çdo qytetar kudo në vend do t’i japim fund këtij regjimi të korruptuar e kriminal, e do t’i hapim sërish Shqipërisë rrugën europiane.

Lavdi përjetë martirëve të Postribës

Zoti ju bekoftë,Postribën, Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë.

ImageImageImageImageImageImage

Etiketa: Albana Vokshigazment bardhi]Kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana AdemiKryetarja e Lëvizjes Demokratike të Gruas ShqiptareSekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike

Të Lidhura

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

nga 27
14:43 | 03/04/2026
0

Partia Demokratike ka dorëzon një kërkesë në Kuvend ku me 40 firma të deputetëve opozitarë kërkon ngritjen e një komisioni...

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

nga 27
14:00 | 03/04/2026
0

Në Gjykatën Administrative po shqyrtohet padia e kryebahskiakut Erion Veliaj, i cili kërkon pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados si...

Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA –

Ka përdorur gjuhë fyese –

nga 27
13:46 | 03/04/2026
0

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar përjashtimin për 60 ditë të Taulant Ballës nga Parlamenti dhe pjesëmarrrjen në komisioneNë...

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë –

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë –

nga 27
13:36 | 03/04/2026
0

Shtatë punonjës policie janë pezulluar nga detyra për moszbatim haptazi të dispozitave ligjore për përmbushjen e detyrave funksionale për rastin...

Para
Afro 1,500 të vdekur nga vera e nxehtë në Francë

Afro 1,500 të vdekur nga vera e nxehtë në Francë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

14:43 | 03/04/2026
Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

14:00 | 03/04/2026
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA –

Ka përdorur gjuhë fyese –

13:46 | 03/04/2026
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë –

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë –

13:36 | 03/04/2026
Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –

13:16 | 03/04/2026

Më Të Lexuarat

  • PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave
  • Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…
  • Ka përdorur gjuhë fyese –
  • Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë –
  • Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –
  • Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave
  • Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com