Dita e sotme e Kuvendit të Shqipërisë është karakterizuar nga mesazhet e dashurisë që ligjvënësit kanë shkëmbyer me sho-shoqin. I pari i qeverisë nuk ka harruar të shprehë edhe një herë konsideratën e tij për deputetët e pakicës me një gjuhë të mbushur me mirësjellje dhe ëmbëlsi.
Kështu është sjellë me të edhe paraardhësi i tij në kryeministri, i cili e ftoi kreun aktual të qeverisë për qitje me pjatel.