Krimi i dyfishtë tronditi mbrëmë Librazhdin dhe jo vetëm, ku burri vrau gruan dhe më pas u hodh nga pallati. Një prej dëshmitarëve i ka shkruar një mesazh ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në mesazhin në fjalë thuhet se policia nuk ndërhyri për parandalimin e vetëvrasjes së 53-vjeçarit, duke bërë që ai të hidhej nga ballkoni.
Mesazhi i dëshmitarit
Akuzon narkopolicinë se nuk veproi për të parandaluar vetëvrasjen e qytetarit para syve te saj!
Lexoni mesazhin shikoni videon e qytetarit dixhital. sb
Përshëndetje Zoti Berisha !
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e djeshme qytetin e Librazhdit, një krim në familje i cili tmerroi qytetin e Librazhdit ku shumë persona ishin dëshmitarë të hedhjes së burrit nga ballkoni pasi vrau gruan, i cili u hodh nga kati i shtatë. Ajo që më bëri përshtypje është se si ka mundësi që policia e shtetit nuk mundi ta parandaloj këtë akt kur ajo erdhi menjëherë në vendngjarje pasi burri ekzekutoi gruan me thikë, gruaja pasi u shoqërua me ambulancë atëherë dhe burri u hodh nga ballkoni pasi unë e përjetova vetë ngjarjen tek hyrja shtëpisë së çiftit dhe policia ishte prezente dhe nuk veproi në kohë që të arrestonte autorin e veprës penale në moment duke e lejuar të përfundoje në një tragjedi me dy të vdekur. Dhe e dyta ambulanca si në rastin e burrit dhe gruas nuk erdhi në kohë të jepte ndihmën e parë ndaj viktimave, këtë e vërtetojnë dhe pamjet filmike dhe fotografike më poshtë ku burri që kreu veprën ka mbetur në tokë i shtrirë për më shumë se 20 minuta dhe asnjë mase nuk është marrë ndaj tyre deri tani. Uroj që të mos ndodhin më të tilla ngjarjesh ku instuticionet shtetërore me instancat e veta nuk arrijnë të veprojë si duhet .Ju faleminderit!
https://www.facebook.com/121577844669798/posts/1363213447172892?sfns=mo