Dëshira për të bërë realitet ëndrrën amerikane i është kthyer në ping pong 41 vjeçarit Agron Selmani.
Gjykata e Apelit ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest me burg” Selmanin, i cili u arrestua sapo doli nga Ambasada Amerikane ku kishte dorëzuar një diplomë false, pasi i kishte dalë lotaria.
Ndërkohë, avokati i tij Detar Hysi kerkoi nje masë më të lehtë sigurie por nuk u pranua nga gjykata.