Duda Balje është ndër politikanet më të komentuara në Kosovë jo vetëm për profesionin por edhe për pamjen dhe stilin e veçantë.
Deputetja 42 vjeçare tashmë ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave të huaja të cilat e konsiderojnë Duden ndër politikanet më të bukura në Ballkan.
Gazeta gjermane “Kosmo” i ka kushtuar Dudes një artikull në të cilën shkruhet se politikania po shkakton tërmet për shkak të pasurisë së saj të madhe.
“Ish-deputetja e parlamentit të Kosovë, Duda Balje (42), shkaktoi “tërmet” për shkak të pasurisë së saj të madhe. Ajo përmendet edhe si politikania më e bukur në Ballkan.
Balje është një politikane kosovare me origjinë boshnjake. Ajo ka qenë kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione. Ajo ka një diplomë master në administrimin e biznesit dhe doktoraturë në menaxhimin e burimeve njerëzore, është e martuar dhe ka tre fëmijë”, përfundon artikulli.