Një ngjarje e rëndë tronditi pasditen e djeshme Prishtinën pasi një person qëlloi me kallashnikov mbi katër të tjerë, duke lënë dy të vdekur dhe dy të plagosur rëndë.
Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu raporton se edhe dy të plagosurit të cilët janë nën kujdesin e mjekëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Janë në mjekimin intensiv qendror në gjendje të rëndë, nën përkujdesje intensive të stafit mjekësor”, shprehet Fazilu.