Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në një nga lagjet e Prishtinës.
Mësohet se një person me kallashnikov ka plagosur katër persona.
Policia ka mbërritur në vendngjarje, por ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës e cila jep detaje mbi sulmin.
“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasë në katër persona të plagosur, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Për çdo detaj rreth rastit do të njoftoheni me kohë”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
https://www.facebook.com/portali.syri.net/videos/969431270068309/