Një person është mbytur mëngjesin e sotëm në plazhin e Shëngjinit. Mësohet se viktima është Besnik Marlika, nga Kruja.
Policia është njoftuar nga pushuesit, te cilët kanë nxjerrë trupin e pajetë në breg.
Sipas familjarëve viktima Besnik Marlika nga Kruja, 78 vjeç vuante nga diabeti, dhe pak minuta pasi është futur në det dyshohet të ketë humbur ndjenjat dhe ka pësuar infarkt.