Taksa 100%/ Ramush Haradinaj: Kosova arriti që të bllokonte Serbinë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Taksa 100%/ Ramush Haradinaj: Kosova arriti që të bllokonte Serbinë

11:35 | 31/08/2019
në Kryesore
0

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka qenë i ftuar mbrëmë në emisionin Pressing të Televizionit 7, ku ka folur për taksën 100% ndaj mallrave serbe, arrestimin e gylenistëve, koalicionin mes partisë së tij dhe PSD-së së Shpend Ahmetit dhe kandidimin e Vjosa Osmanit për kryeministre nga LDK-ja.

Haradinaj ka thënë se Kosova i ka bërë bllok Serbisë me taksën 100%.

“Qytetari i Kosovës sigurisht për herë të parë e ka parë se si është kur shteti i bën Serbisë bllok, si rasti me taksën 100%, efektet e saj të shpejta, pastaj vendimi për Trepçën, sundimi i ligjit në veri, aty ku ka pasur ndërhyrje ndaj krimit të organizuar dhe shkelësve të ligjit”, ka thënë Haradinaj në Pressing të T7.

Read more

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Haradinaj është shprehur i bindur se të gjithë qytetarët e Kosovës qendrojnë prapa kauzës 100% shtet dhe forcimi i shtetësisë së Kosovës, andaj veprimet e qeverisë janë bazë e mirë për forcim të pozicionit të shtetit, zhvillim ekonomik dhe sundim të ligjit.

Ai ka treguar se si ish-shefi i AKI’së, Driton Gashi, nuk e kishte lajmëruar Haradinajn fare në arrestimin e gylenistëve.

“Gashi ka qenë i detyruar t’i raportojë kryeministrit dhe presidentit të vendit, ai mua nuk më ka raportu për rastin dhe unë automatikisht e kam shkarku”, ka theksuar Haradinaj duke bërë me dije se ai për rastin e Gylenistëve i ka raportuar vetëm presidentit Thaçi.

E sipas Haradinajt, kjo ka qenë edhe arsyeja pse e ka shkarkuar Gashin.

“Unë nuk e kam emëru Gashin, unë vetëm e kam shkarku atë për arsye se nuk më ka lajmru për rastin”, ka sqaruar Haradinaj.

Haradinaj ka deklaruar se bisedimet për koalicion parazgjedhor me PSD’në kanë qenë më konkrete për dallim me Nismën Socialdemokrate dhe Aleancën Kosova e Re.

Haradinaj tregon gjithashtu se nuk ka pasur oferta dhe negociata me partitë e tjera por që me Nismën dhe AKR’në e kanë lënë derën e hapur.

“Jo as nuk kemi pasur ofertë as negocim, vetëm PSD i kemi bë ofertë më direkt, e kemi lënë të hapur mundësinë për Nismën e AKR” deklaroi Haradinaj.

Ai deklaroi se diskutimet me PSD’në kanë qenë konkrete dhe kjo ka bërë që të ketë një marrëveshje mes tyre, madje sipas tij ka ndikuar shumë edhe votimi i Ushtrisë dhe buxhetit që PSD e ka bërë sa ishte në opozitë.

Haradinaj është shprehur se ai nuk e ka pritur që LDK do ta kandidojë Vjosa Osmanin për kryeministre të vendit duke pasur parasysh marrëdhëniet e ftohura që ajo i ka pasur më Mustafën në të kaluarën.

“Se kam prit që do të ndodh, nuk e kam prit” tha Haradinaj duke shtuar se “ nuk kam besuar që LDK do të arrijë tek kjo kandidaturë, duke pasur parasysh marrëdhëniet e ftohta që i kanë pasur në të kaluarën”.

Ai shtoi se deri tani Vjosa Osmani ka qenë vetëm deputete tani mbetet të shihet se çfarë do të ofrojë.

Ndërsa për Albin Kurtin, ai shtoi se është gjatë në skenën politike dhe se përparësi e tij është që nuk ka qenë në qeveri më parë.

“Albini është gjatë në tema politike, përparësi teorike është që në qeveri nuk ka qenë ndonjëherë” tha ai.

Ndërsa për Kadri Veselin, ai nuk pranoi të komentojë shumë, por tha se “përvoja ime me të nuk ka qenë në ekzekutiv sepse ai ka qenë kryetar parlamenti”. /GazetaExpress/

 

 

Etiketa: bllok SerbisëkoalicioniKosovaRamush HaradinajTaksa 100%

Të Lidhura

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

nga 27
15:29 | 05/06/2026
0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka dërguar një letër të hapur presidentit rus Vladimir Putin, ku propozon një takim...

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

nga 27
13:59 | 05/06/2026
0

Ngjarja e Zvërnecit dhe protestat që po e pasojnë atë këto ditë në Tiranë, por edhe në metropole të ndryshme...

favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

nga 27
13:43 | 05/06/2026
0

Biznesmeni Pandeli Carapuli është thërritur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Sipermarresi Carapuli është shoqëruar nga avokati...

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

nga 27
13:21 | 05/06/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli edhe për protestën masive të qytetarëve për Zvërnecin, ku deklaroi mbështetjen ndaj saj....

Para
Trajneri Reja shpall listën, ja lojtarët e grumbulluar për Francën dhe Islandën

Trajneri Reja shpall listën, ja lojtarët e grumbulluar për Francën dhe Islandën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

15:29 | 05/06/2026
A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

13:59 | 05/06/2026
favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

13:43 | 05/06/2026
Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

13:21 | 05/06/2026
Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

13:02 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –
  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –
  • Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –
  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –
  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –
  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com