Një 26 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi ka përplasur për vdekje një të ri mbrëmjen e 25 gushtit.
Bëhet fjalë për shtetasin Mariglen Mara, 26 vjeç i cili pas aksidentit u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes. Mediat e huaja raportojnë se viktima është një i ri nga Mali.
Makina e shqiptarit, që ishte nën pronësi të një tjetër të huaji në shtetin italian, u gjet në garazh, ende me shenja të aksidentit. Gjithashtu në shtëpinë e Marës u gjet edhe një pushkë së bashku me disa fishekë.