Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dekretoi ditën e sotme shpërndarjen e parlamentit të Kosovës, pak ditë pasi deputetët votuan për një gjë të tillë. Por, presidenti Thaçi, ende nuk ka shpallur një datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, të cilat duhet të mbahen jo më larg se 45 ditë nga shpërndarja e parlamentit.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, presidenti Thaçi tha se “pas konsultimeve me partitë politike, nё përputhje me kompetencat kushtetuese, do tё vendos sё shpejti për datën e zgjedhjeve tё përgjithshme tё parakohshme”,shkroi ai duke nënvizuar se ky ёshtё edhe njё test shtesë për forcimin e demokracisë nё Kosovës, tё cilin sipas tij “institucionet, subjektet politike dhe qytetarët do ta kalojnë me shumë sukses”.
Vendimi për shpërndarjen e parlamentit pasoi dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj më 19 korrik, pasi u thirr për t’u marrë në pyetje në Prokurorinë e Posaçme në Hagë, e cila trajton pretendimet për krime lufte dhe të pasluftës në Kosovë.