Kërkesa: Shitja e kolateraleve të transferohet si shërbim tek të tretët
Kredia e keqe përveç ndikimeve të tjerav të shumta në ekonomi i ka kthyer bankat e nivelit të dytë edhe në agjensi imobilare. Tashmë bankat janë bërë pronare të 160 milionë eurove pasuri të paluajtshme, të cilat janë një tjetër rrezik e ngarkesë shtesë për to.
“Duke qenë se administrimi i këtyre portofoleve nuk është një veprimtari e mirëfilltë e një banke tregtare, bankat duhet të vlerësojnë në vijim nevojën dhe përfitimin që këtë proces t’ia kalojnë subjekteve jobankare më të specializuara, sipas të gjitha formave që njeh kuadri ligjor. Banka e Shqipërisë do ta mbështesë këtë proces bazuar në analizën që do të bëjnë bankat rast pas rasti dhe brenda përgjegjësive të saj ligjore” këshillon Banka e Shqipërisë.
Bankat e nivelit të dytë zotërojnë si kolaterale banesa, ndërtesa biznesi, toka bujqësore e troje si edhe vepra industriale, mjaft prej të cilave janë nxjerrë në ankande nga shqoëritë e përmbarimit.