Një zjarr ka shpërthyer në Uzinën e Prodhimit të Çelikut në Elbasan. Nga zjarri nuk ka pasur punëtorë të lënduar.
Janë njoftuar zjarrfikëset Elbasan të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.
Për fikjen e këtij zjarri janë angazhuar 2 zjarrfikëse dhe 6 efektivë. Gjithashtu janë angazhuar edhe punëtorë të kompanisë turke Kurum që administron Uzinën e Prodhimit të Çeliqeve.