Rrëfimi prekës i Rikard Ljarjas: Kush je ti o Fatos Baxhaku që më del zot pa më njohur? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfimi prekës i Rikard Ljarjas: Kush je ti o Fatos Baxhaku që më del zot pa më njohur?

12:49 | 25/08/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Rikard LjarjaRikard_Ljarja

Ej, Tos-o, ç’pate që ike me kaq ngut?! Me kë u zemërove? Ne të gjithë të deshëm, fort. A thua të mbaruan fjalët?! Nuk e besoj! Ti kishe shumë për të thënë, me zërin tënd të butë si kadife, me mendjen tënde të qartë si kristal. Pse ike kaq shpejt, o mik? U takonim vite përpara, në vitet e vështira në “Bar West”. Aso kohe, ti i kishe flokët e gjatë pak si biond të lidhur nga mbrapa. Pinim kafe. Bënim ndonjë thashethem pa zarar. Aty ishin të gjithë: Lakoja që e pinte konjakun në banak, Shvarci që nervozohej, kur lexonte gazetat me mungesën e drejtshkrimit, Panoja që rrinte në një tavolinë vetëm me një copë letër dhe një stilolaps dhe shkruante poezi me forma klasike me katër vargje dhe me rima të alternuara. Diku në ato poezi, je edhe ti o Tos. Ishte edhe Sokoli, juristi miku ynë, ishte Roku i kudogjendshëm, Mond Laçi, Tori, nganjëherë vinte edhe Edi.

Punuam te “Vizion +”. Rrinim pothuaj gjithë ditën bashkë. Një ditë, kur po rrinim në kafe pa folur gjatë, ti, papritur, sikur u kujtove për diçka:

Read more

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

– Kam gjet një fotografi tënden në shtëpi.

– Çfarë?

– Në dasmën e nënës sime.

U kujtova, isha shumë i ri, kur një ditë Vehbi Çanga më tha se martonte motrën dhe…

Shkova te shtëpia mbi “SHNUM”-ë, karshi poliambulancës.

Aso kohe, unë isha “ahengxhi”, mora fizarmonikën dhe shkova në dasmën e nënës së Tosit. Nuk ma merrte mendja se do të isha fiksuar në një fotografi.

Mbasi u mbyll “Bar West”-i, ndërruam vend. Shkuam te “Friend’s Bookhouse”, te Ladi.

Prapë mblidheshim: Plutoni, Gerta, Astriti i papërtueshëm, Eno, Dash Balla, Tan Huqi, Misha… aty prisnim edhe miq të rastit që ndalonin, pinin nga një gotë, ndërronim muhabet… Dash Shehi…

Të gjithëve na mblidhte Tosi. Po të mos ishte Tosi, asnjeri nuk do rrinte aty.
Jetonte në shtëpi me qira. Një ditë kishte blerë një kilogram oriz.
– Po bëke pilaf!
– Jo, e kam për pëllumbat.
– Pëllumbat?
– Kanë mbet pa zot, janë vrarë çunat që i mbanin

Dhe kujdesej për pëllumbat e viktimave!

Seç kishte një trishtim që nuk iu nda asnjëherë.

E kujdesej edhe për të panjohurit. Në ’97, mbasi bandat vodhën e grabitën, i vunë edhe flaken “Bankës së Kursimeve” në Shkodër, flaka e ’97-ës dogji edhe shtëpinë që ishte sipër saj, kështu që qytetari mbet në mes të katër rrugëve dhe e pa të udhës të kërkonte ndihmë, duke bërë një thirrje në gazetë. Tosi shkroi një artikull. Dhe qytetari iu përgjigj: “Kush je ti o Fatos Baxhaku që më del zot pa më njohur?”.

Më pyete se kush ishte ky njeri, më the emrin: Agostin Ashta. Me zor e gjeta se kush ishte, sepse ne të gjithë e thërrisnim: Gusti.

I urreje lavdërimet.
Kur promovoi një libër që bashkëpunoi me Klodi Kapon në sallën e Ministrisë së Kulturës, mbasi mbaroi promovimi ishte shumë nervoz. Iu afrova andej nga fundi, desha ta uroj. Seç mërmëriti nëpër dhëmbë.
– Çfarë ke?
Prapë diçka mërmëriti. E mora vesh. I fola dy-tri fjalë, që ishte nder që e lavdëronin, se e meritonte… Nuk më la të mbaroj. Prapë foli nëpër dhëmbë. Nuk e ngacmova më. Urimet për librin ishin unanime dhe të sinqerta. Nuk i duronte. E quante se kishte bëre vetëm detyrën.

E donte vajzën, vajzat e tij. Kam qëlluar shpesh kur takoheshin. Si përkujdesej, për gjithçka. Edhe për… vazhdonte të ndihmonte.

Ne të gjithë e donim fort. E donin edhe të gjithë vajzat e tjera. Nuk e di pse. Ndoshta, sepse ishe i ëmbël, i butë, fjalëpakë dhe që rrezatoje vetëm mirësi, fort.

Edhe ai i donte, i donte. Dhe i ndihmonte sa herë i jepej rasti. Vajzat.

Ej, Tos-o, ç’pate që ike me kaq ngut? Na le një boshllëk të madh.

Ti nuk e paske ditur se kush je, se ndryshe do të rrije, do të rrije se na duheshe: për mjeshtërinë e profesionit, që e bëje pa hile dhe pa kërkuar asgjë. Do të rrije për të mbaruar ato që kishe planifikuar, se i duheshin atdheut (thashë një fjalë të madhe që ai nuk donte), po, po atdheut, e them me gojën plot.

Se ti ishe ai që po na mungon çdo ditë: I ndershmi, i ndershmi me veten, me ne të gjithë, i dashuri, i buti, i trishtuari, hallemadhi, se edhe halle kishe me shumicë, po nuk u ankove kurrë.

U hap dera dhe vura re se i ngjite ato dy shkallë me zor. “Pse qenka kaq i lodhur?”, thashë me vete. Pastaj filloi një ceremoni e vogël për promovimin e një libri timin (se mbasi mbarova me kinemanë, kam filluar të shkruaj, meqë s’bëj dot film më).

Pas pak po e kërkoja me sy se ku ishte futur, po nuk e pashë. Ishte hera e fundit që e shikoja.
Më vonë mora vesh se ishte sëmurë dhe erdhi. Kaq sëmurë ishte sa nuk arriti të qëndrojë deri në fund, e megjithatë erdhi.
Erdhi.
Po iku.
Ej, Tos-o, pse ike me kaq ngut?
Ne të gjithë të deshëm.
Fort.
Pushofsh në paqe, miku i im!

Etiketa: Fatos BaxhakuKush je ti o Fatos Baxhaku që më del zot pa më njohur?Ndarja nga jeta e gazetaritRikard Ljarja

Të Lidhura

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –

nga 27
09:30 | 06/04/2026
0

Policia e Tiranës ka parandaluar një ngjarje kriminale si dhe ka zbardhur dy ngjarje të tjera, të cilat dyshohet se...

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

nga 27
09:26 | 06/04/2026
0

Investimet shqiptare jashtë vendit arritën një rekord të ri historik vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë,...

09:12 | 06/04/2026
0

Investimet shqiptare jashtë vendit arritën një rekord të ri historik vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë,...

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

nga 27
08:28 | 06/04/2026
0

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Lezhës të dielën, rreth orës 23:00, në lagjen Besëlidhja. Sipas Policisë, ngjarja...

Para
Paloka për dështimin e negociatave në PD: Donin të vendosnin veton…

Paloka publikon videon: Kryeministri gënjen si derr për pushimet luksoze

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –

09:30 | 06/04/2026
Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

09:26 | 06/04/2026
Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

09:12 | 06/04/2026
Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

08:28 | 06/04/2026
E kam të vështirë të them a besoj –

E kam të vështirë të them a besoj –

08:18 | 06/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –
  • Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –
  • Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –
  • Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –
  • E kam të vështirë të them a besoj –
  • E kam të vështirë të them a besoj –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –
  • Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com