Një fluks i madh shtetasish shqiptarë dhe të huaj janë hasur ditën e djeshme dhe të sotme në doganën e Qafë-Thanës.
Sipas statistikave, vetëm gjatë ditës së djeshme, në doganën e Qafë-Thanës kanë hyrë në Shqipëri 4469 shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe kanë dalë 3330 shtetas.
Edhe në doganën e Kapshticës është rregjistruar fluks tejet i madh, me shifra gati të njëjta me atë të Qafë-Thanës.
Vetëm gjatë ditës së djeshme kanë hyrë 3841 persona dhe kanë dalë nga territori 4506 shtetas të huaj dhe shqiptarë.