Tetë shtetas afganë janë kapur në Kakavijë pak minuta më parë ndërsa po tentonin të hynin në Shqipëri ilegalisht.
Afganët kishin hipur në një maune që transportonte portokalle dhe që vinte nga Greqia.
Mësohet se dy emigrantët afganë kishin ngrënë aq shumë portokalle, sa kishin simptoma të diaresë.
Shoferi i maunes është një 21 vjeçar nga Mali i Zi me inicialet B. R, i cili gjatë marrjes në pyetje tha se nuk kishte dijeni për prezencën e afganëve në mjet.
Ndërkohë Policia ka bllokuar maunen me portokalle dhe drejtuesi i mjetit po merret ne pyetje nga autoritetet kufitare.