Gazetari Çim Peka ka sqaruar incidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku një kameraman u rrëzua gjatë transmetimit live në studion e tij në emisionin “Çim Peka Live”.
Në një reagim në Facebook, Peka shkruan se kameramani ka pësuar lipotimi dhe u rrëzua mbi kamera dhe ekranin e skrenografisë.
“Incidenti” !!! Igli, “operatori” i Bashës në emision kaloi një gjendje lipotimie ku për pasojë u rrëzua dhe ra mbi kamera e ekranët e skenografrise. Tani është shumë mire dhe gati per intervisten e radhes me Edi Ramen ne studion e “SYRI Tv”…”, shkruan Çim Peka.
Mbrëmjen e djeshme Lulzim Basha ishte i ftuar në emisionin e Çim Pekës, dhe gjatë intervistës ndodhi në incident me kamaramanin, i cili i shtangu të gjithë.