Arrestohen në Dibër dy bashkëpunëtorët e grabitjes së avokatit italian – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arrestohen në Dibër dy bashkëpunëtorët e grabitjes së avokatit italian

16:13 | 19/08/2019
në Shqiperi
0

Dy persona të dyshuar si bashkëpunëtorë të grabitjes së avokatit italian janë arrestuar nga policia në Dibër.

Gjatë operacionit të koduar “Korabi” në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale B. Gj. 38 vjeç dhe Q. A. (M) 32 vjeç.

Dyshohet se këta dy persona bashkë me një person të tretë të arrestuar në Itali me inicialet H. R., akuzohet se i kanë grabitur bizhuteri dhe 60 mijë euro një avokati italian në Rieto.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Operacioni mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Italiane.

Kapen në Peshkopi nga Policia e Dibrës dy shtetas dhe në të njëjtën kohë kapet në Itali, nga Policia Italiane edhe pjesëtarja e tretë e grupit, një shtetase nga Dibra.

Në kuadër të operacionit të përbashkët policor të koduar ‘Korabi’, zhvilluar ndërmjet Policisë Shqiptare dhe asaj Italiane, si rezultat i shkëmbimit të shpejtë të informacioneve të Departamentit të Policisë Kriminale, Interpol Tirana me Zyrën Ndërlidhëse të Oficerëve Italianë në vendin tonë dhe Divizionit të 3-të të Interpol Roma, nga Policia e Dibrës, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve në kërkim ndërkombëtar:

  1. GJ., 38 vjeç, dhe Q.A.(M), 32 vjeç, lindur dhe banues në Dibër.

Gjithashtu, në Fiano Romano/Itali, u bë arrestimi i shtetases shqiptare H.R., 49 vjeçe, lindur dhe banuese në Dibër.

Shtetasit e mësipërm ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Rieto/Itali me vendimin e datës 25.06.2019, ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ për veprat penale ‘Organizatë kriminale’, ‘Vjedhja me armë, kryer në bashkëpunim’, ‘Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit’ dhe ‘Mbajtja e sendeve të vjedhura’, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Maksimumi i dënimit 20 vjet burg.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në datën 04.05.2019, në zonën Fiano Romano/Itali, shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur nëpërmjet përdorimit të armëve në banesën e shtetasit italian A.L., një sasi bizhuterish dhe shumën 60.000 euro, që ndodheshin në kasafortën e këtij shtetasi dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet të vjedhur.

Vijon puna për dokumentimin me prova ligjore edhe të vjedhjeve të tjera, që dyshohet se janë kryer në Itali nga ky grup.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Roma po vijojnë procedurat për ekstradimin drejt Italisë të  dy shtetasve të kapur dhe arrestuar nga Policia e Dibrës.

 

Etiketa: arrestimoperacioni i koduar "Korabi"Policiapolicia diberpranga

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Ushtronin aktivitet pa licensë dhe pa kushte higjenike, AKU bllokon tre subjekte (foto)

Ushtronin aktivitet pa licensë dhe pa kushte higjenike, AKU bllokon tre subjekte (foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shkoi për të rregulluar defektin, punonjësi i kompanisë celulare “ONE” gjendet i shtrirë pranë antenave –

Shkoi për të rregulluar defektin, punonjësi i kompanisë celulare “ONE” gjendet i shtrirë pranë antenave –

12:49 | 06/04/2026
Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia –

Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia –

12:42 | 06/04/2026
Aksident në aksin Gramsh-Maliq, karrotreci së bashku me një eskavator përfundojnë në kanal –

Aksident në aksin Gramsh-Maliq, karrotreci së bashku me një eskavator përfundojnë në kanal –

12:22 | 06/04/2026
Blegtorët prodhues të qumështit njoftojnë protestë para Ministrisë së Bujqësisë: Po falimentojmë –

Blegtorët prodhues të qumështit njoftojnë protestë para Ministrisë së Bujqësisë: Po falimentojmë –

12:08 | 06/04/2026
Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës –

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës –

11:56 | 06/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Shkoi për të rregulluar defektin, punonjësi i kompanisë celulare “ONE” gjendet i shtrirë pranë antenave –
  • Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia –
  • Aksident në aksin Gramsh-Maliq, karrotreci së bashku me një eskavator përfundojnë në kanal –
  • Blegtorët prodhues të qumështit njoftojnë protestë para Ministrisë së Bujqësisë: Po falimentojmë –
  • Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës –
  • Ismajli shpallet lojtari i ndeshjes në Itali, dhurojnë “Show” edhe Arbër Hoxha e Myrto Uzuni –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shkoi për të rregulluar defektin, punonjësi i kompanisë celulare “ONE” gjendet i shtrirë pranë antenave –
  • Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com