Sapo ka mbaruar mbledhja e Këshillimit Bashkiak në Shkodër, ku kryetare këshilli është zgjedhur Brisela Kadia. Teksa kanë dalë nga ambientet e Biblotekës, deputeti Tom Doshi është ndjekur nga protestuesit dhe në drejtim të tij janë hedhur shishe uji.
Për FaxNews, Tom Doshi tha: “Kjo proteste nuk është normale, sepse këta nuk kanë marrë pjesë në zgjedhje dhe s’kanë pse protestojnë. Unë kam ardhur si përfaqësues i PS-së dhe për të tjera, vendimet i merr Edi Rama.”