Mesditën e sotme një 38-vjeçar banues në fshatin Shtoj i Vjetër, Shkodër ka qëlluar në drejtim të një shtetasi i cili ka qënë duke punuar në autolavazhin e tij.
38-vjeçari i arrestuar dyshohet se armën që ka përdorur e ka hedhur në lumin Buna, gjatë ndjekies nga Policia, ku vijon puna për gjetjen e saj.
Njoftimi i Policisë:
Qëllon me armë në drejtim të një shtetasi, kapet autori, në kohë rekord, nga policia e Shkodrës
Nga strukturat e policisë së Shkodrës, falë reagimit të shpejtë, u arrestua në flagrancë shtetasi:
L. L., 38 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër, Shkodër.
Mesditën e sotme, shtetasi L. L., pas një konflikti për motive të dobëta, në lagjen Skënderbeg, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtatasit K. Rr., i cili ka qënë duke punuar në autolavazhin e tij.
Personi i arrestuar dyshohet se armën që ka përdorur e ka hedhur në lumin Buna, gjatë ndjekies nga Policia, ku vijon puna për gjetjen e saj.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentative” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.