Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, në përvjetorin e shtatë të vdekjes së Arbën Xhaferit, ka thënë se ishte lider i pakompromentuar dhe me ideale të larta, i cili do të kujtohet përherë si mendimtar i lirisë.
Përmes një statusi në Facebook, Haradinaj shkruan se Arbën Xhaferi shënon kthesë në avancimin e të drejtës shqiptare.
“Arbën Xhaferi ishte personaliteti që gjithë jetën e tij ia dedikoi kauzës sonë, të drejtave të ligjshme të popullit tonë. Sot në përvjetorin e shtatë të vdekjes së tij, Arbën Xhaferin e kujtojmë si veprimtar, atdhetar dhe politikan, që dëshmoi se identiteti ynë, e drejta jonë, peshojnë më shumë se çkado tjetër në jetën e njeriut. Lider i pakompromentuar dhe me ideale të larta, Xhaferi do të kujtohet përherë si mendimtar i lirisë, që u bë zë dhe udhërrëfyes i shumë brezave”, ka shkruar Haradinaj.