Dështimi i Valdrin Pjetrit është një (tjetër) dështim i partitokracisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dështimi i Valdrin Pjetrit është një (tjetër) dështim i partitokracisë

23:01 | 16/08/2019
në Opinion
0

Nga Skënder Minxhozi

Hyjnë në politikë nga dera e pasme, çatia, gardhi apo bodrumi, e veçse kur i sheh të krekosen në rreshtin e parë pa u mbushur viti. Parashutohen në jetën politike e institucionale, vetëm për shkak të trafikut të interesave, tarafeve, njohjeve e izmave gjithfarësh dhe bëjnë karriera të rrufeshme që të lenë me gojë hapur. Një rast i tillë u zbulua se është edhe ai i Valdrin Pjetrit, kreut ende të pabetuar të Bashkisë së Shkodrës, i cili si një dyzinë krerësh të tjerë vendorë, deputetë e zyrtarë gjithfarësh pak kohë më parë, ka rënë në grackën e ligjit të dekriminalizimit. Ndodhemi sërish para faktit të shëmtuar, që një person për shumëkënd krejt i panjohur, kap titujt e mediave kombëtare, jo për punët e mira që bën sot, po për aventurat e shëmtuara që ka lënë pas, dhjetë apo njëzet vjet të shkuara në emigracion.

Fati personal i Valdrin Pjetrit ka shumë pak rëndësi në këtë mes. Është një emër më tepër në listën tashmë jo të shkurtër të politikanëve që kanë tentuar të fyejnë inteligjencën e zgjedhësve, shefave të tyre politikë dhe të të gjithë shqiptarëve, duke kërkuar të hiqen ata që s’janë. Pas kaq e kaq viktimave që ka lënë pas ligji në fjalë, të pretendosh të marrësh bashkinë e dytë në vend pasi akuzohesh se ke pranuar dënimin për trafik narkotikësh në Itali, është kryekëput një “marri”, siç thonë në Shkodër.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Por siç thamë, fati i Pjetrit tashmë është drejt harresës. Emra të tillë shkojnë e vijnë pa lënë gjurmë në kujtesën kolektive. Fenomeni që shqetëson dhe shokon këto orë, është ai i lehtësisë me të cilën vijojnë të penetrojnë emra dhe fytyra të “pakontrolluara” në kokat e listave elektorale, por edhe në forumet drejtuese e instancat politike qëndrore apo lokale. U bënë vite e vite që procesi i rekrutimit dhe promovimit të lidershipit politik, i cili më tej shndërrohet edhe në lidership institucional, ndodh në rrethana më së paku të dyshimta. Sa herë afrohen zgjedhjet për shembull, ndodh rituali i shëmtuar i hermetizimit të listave, të cilat kalojnë pragun e KQZ vetëm pak minuta para se të mbarojë afati kushtetues i paraqitjes së kandidatëve. Dhe që kanë marrë formën dhe përmbajtjen që ka preferuar kryetari, duke këshilluar në rastin më të mirë vetëm formalisht dhe në mënyrë të fiktive institucionet e partisë, bazën, krerët e niveleve të ndryshme e të tjerë, e të tjerë.

Në anë tjetër, asnjëra nga partitë nuk procedon me garë të brendshme për postet politike, vendet në forumet e larta drejtuese apo kandidatët për parlamentin, pushtetin vendor etj. Aktualisht për Presidentin e SHBA po konkurojnë vetëm brenda Partisë Demokrate 27 kandidatë, të cilët garojnë ashpër dhe në mënyrë transparente. Asgjë sadopak të ngjashme s’kemi parë këto vite brenda partive shqiptare, ku forumet partiake kanë ardhur duke u mpakur, zbehur dhe relativizuar, për shkak të mbipushtetit që kanë marrë kryetarët.

Është diçka shumë e mirë që Edi Rama reagoi shpejt dhe qartë ndaj rastit Pjetri. Por, është momenti që kryeministri dhe kryetari i PS-së të rikujtojë me veten e tij faktin që ky person, që sot është njeriu më i braktisur në Shqipëri, ka qenë funksionar i lartë në qeveritë shqiptare, në kohën e Berishës (që bën sikur s’e njeh) dhe të Ramës, por ka qenë edhe Prefekt i Shkodrës. Pra, ka shkelur në shumë zyra dhe ka mbajtur shumë spaleta, disa prej të cilave i janë vënë me dorën e vetë kryeministrit aktual.

Është rasti që Rama dhe bashkë me të edhe krerët e tjerë të partive kryesore në Shqipëri, të kuptojnë se relativizimi dhe përçudnimi i procedurave institucionale brenda partive politike, mbytja e mendimeve ndryshe brenda forcave politike, i vetting-ut të brendshëm, matjes reale të kontributeve, përvojës dhe filtrave të natyrshëm, përmes të cilëve duhet të kalojë një politikan apo drejtues i shtetit, janë kushti primar që të evitohen skena të pakëndshme si kjo me kryetarin e Bashkisë së Shkodrës.

Valdrin Pjetri nuk shënon vetëm dështimin e një rasti unik që PS-ja të drejtonte një bashki si Shkodra. Ai shënon më së pari rënien e zhurmshme të radhës, të kinse-demokracisë partiake në Shqipëri. Një dështim therës për ata që kujtojnë se mund të bësh stan me lepujt që vijnë nga hiçi, e shkojnë drejt hiçit…

/Javanews/

Etiketa: bodrumiçatiadera e pasmedështimDështimi i Valdrin Pjetrit është një (tjetër) dështim i partitokracisëgardhipartitokraciaSkënder MinxhozitransparenteValdrin Pjetri

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Shuhet papritmas në Romë kineasti i mirënjohur, Gjergj Xhuvani

Shuhet papritmas në Romë kineasti i mirënjohur, Gjergj Xhuvani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com