Marrëveshja e Ohrit, “makinë me dy shpejtësi” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Marrëveshja e Ohrit, “makinë me dy shpejtësi”

18:00 | 13/08/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Paradoksaliteti i politikës së deritanishme mbështetej në narrativin primitiv për shqiptarët si pakicë kombëtare, ndërkohë që nuk u realizuan parametrat kryesorë nga Marrëveshja e Ohrit që dilnin nga kapitulli “Implementimi dhe masat për ndërtim të mirëbesimit“, ku parashiheshin edhe objektiva konkretë në zhdukjen graduale të stereotipave ndëretnike.

Nga Emin Azemi

(18 vite pas)

Read more

Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –

Kanë kaluar tetëmbëdhjetë vite nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, një dokument ky që për kohën kur u miratua, u konsiderua si “zbulim” që do të rregullonte të gjitha kontradiktat etnike, sociale e politike në shoqëritë multietnike. Askush nuk e kishte menduar se do të duhet kaq kohë  e gjatë të flitet për këtë Marrëveshje, jo vetëm si dokument, por edhe si efekt frustrimi që kishte prodhuar mosimplemntimi i plotë i saj. Dhe tani kur kemi edhe një Marrëveshje tjetër, atë Prespës, analizës i ngelen edhe disa ngjyra për ta bërë më të plotë ylberin që bashkon këto dy ngjarje kapitale për shtetin e brishtë dhe të kërcënuar nga krizat e brendshme dhe të jashtme.
Parimet themelore të Marrëveshjes së Ohrit, sikundër dihet,  ishin 4: Tërësisht dhe pa kusht hidhet poshtë përdorimi i dhunës për realizimin e qëllimeve politike. Vetëm zgjidhjet paqësore politike mund ta garantojnë stabilitetin dhe ardhmërinë demokratike të Maqedonisë; Sovraniteti dhe integriteti territorial i Maqedonisë dhe karakteri unitar i shtetit janë të pashkelshëm dhe duhet të ruhen. Nuk ekzistojnë zgjidhje territoriale për çështjet etnike; Karakteri shumetnik i shoqërisë maqedonase duhet të ruhet dhe të gjejë shprehjen e vet në jetën publike. Një shtet bashkëkohor demokratik, në rrjedhën natyrore të zhvillimit dhe krijimit të vet, duhet vazhdimisht të sigurojë Kushtetutën e tij që tërësisht t’i plotësojë nevojat e të gjithë qytetarëve të saj, në pajtim me standardet më të larta ndërkombëtare si dhe vet të zhvillohen vazhdimisht; Zhvillimi i pushtetit vendor është me rëndësi thelbësore për nxitjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në jetën demokratike dhe për përparimin e respektimit të identitetit të bashkësive.
Mbi Marrëveshjen e Ohrit janë organizuar dhjetëra konferenca e shumë projekte dhe nga individë, institucione e faktorë të ndryshëm janë dhënë vlerësime të ndryshme mbi ecurinë e implementimit të kësaj marrëveshje. Por, emërues i përbashkët i të gjitha këtyre vlerësimeve ka qenë konstatimi se MO ka pësuar ngecje në segmente të caktuara dhe jo rrallë obstruimi i mos implementimit të saj ka ardhur nga vetë politikanët. Askush madje  nuk është i sigurt se sa kjo marrëveshje do të mund të mbuloj të gjitha pikëpyetjet që janë ngritur si gjilpëra mbi fushën me kontraste etnike, sociale e politike të Maqedonisë së Veriut këto tetëmbëdhjetë vite..
Marrëveshja e Ohrit është një dokument i rëndësishëm që konfirmonte gjetjen e kompromisit politik në fund të një konflikti etnik. Sipas parashikimeve, kjo marrëveshje ka qenë dashur të implementohet deri në fund të vitit 2004, gjegjësisht në fillim të 2005.
Vonesat që sollën mosimplementimin me kohë të kësaj marrëveshjeje kanë mjaftuar të frustrojnë shumë njerëz, por të shfaqin edhe ide e alternativa konkurruese në “tregun” e ideve politike. Ka shumë arsye të kërkohet llogari nga ata që e kanë vonuar procesin e implementimit të MO, qofshin ata në pushtetin aktual, apo pararendës. Emërues i përbashkët i të gjithë vonuesve të këtij procesi ka qenë obstruimi i afateve duke luajtur lojë jo të sinqertë në mes të partnerëve të koalicionit.
Një dilemë konstante që ka shoqëruar debatin ka qenë nëse ofertat e ndryshme politike duhet kuptuar si zëvendësim i Marrëveshjes së Ohrit, apo vazhdim i këtij procesi që do të dinamizonte jetën politike shqiptare këtu. Dhe si derivate logjike të këtij debati ka mundur të përvijohet konstatimi se të trumbetosh gjatë gjithë kohës se Marrëveshja e Ohrit është zeniti i kualitetit dhe kuantitetit të politikbërjes së shqiptarëve, në njërën anë, dhe të refuzosh të bashkëpunosh mbi bazat e një diversiteti normal idesh e strategjish politike, në anën tjetër, fsheh brenda vetes tendencën e ngurtësismit të veprimit politik për qëllime shumë speciale dhe në favor të pazareve jotransparente me faktorët politik maqedonas.
Nëse dikur papirusi përdorej për të ruajtur kohëgjatësinë e epokave, Marrëveshja e Ohrit dëshmoi se nuk arriti dot të fshehë tronditjet politike që u shfaqën herë  pas here në syprinën e trazuar të marrëdhënieve shqiptaro-maqedonase.
Në shtetet multietnike si Maqedonia e Veriut, asnjë projekt madhor politik nuk mund të implementohet vetëm. Edhe Marrëveshja e Ohrit kaloi nëpër sfidën e rëndë të konsensusit ndëretnik dhe jo rastësisht ajo u bë edhe gurë peshoje për sprovat e mundimshme të qeverive të këtyre tetëmbëdhjetë vjetëve. Por, në anën tjetër Marrëveshja e Ohrit sikur testonte edhe grafikonin e nacionalizmit maqedonas brenda koalicioneve maqedono-shqiptare dhe fatkeqësisht sa më e obstruuar dilte kjo marrëveshje nga partnerë të caktuar maqedonas, aq më i besueshëm dilte në opinionin publik edhe kryeministri maqedonas.
Një temë që ka preokupuar vëzhgues të ndryshëm politik, ka qenë e ardhmja e raporteve shqiptaro-maqedonase në dritën e zbatimit të MO. Ka disa prej politikanëve shqiptarë, sidomos ata me stazh më të gjatë në pushtet, të cilët mendojnë se MO është përgjigja më e mirë ndaj sfidave që dalin në raportet shqiptaro-maqedonase. Sipas tyre MO është përgjigja më e mirë për të mbyllur disa nga problemet që tangojnë interesat e shqiptarëve.
Por, në anën tjetër, ndryshimet e fundit që ndodhën, që nga emri i shtetit, e deri te realitetet e reja politike e kulturore, e kanë gjetur tepër të papërgatitur shpirtërisht shoqërinë maqedonase. Kjo mospërgatitje po shihet çdo ditë dhe po vërehet në sytë e të gjithëve. Sidomos ka një shqetësim sa i përket implementimit të gjuhës shqipe. Ka plot maqedonas, të cilët nuk po munden ta marrin me mend se në këtë shtet po lind edhe një gjuhë tjetër zyrtare. Dhe nuk është problemi gjithaq te refuzimi i këtij realitetit të ri gjuhësor, sa është te konfuziteti që ata po e krijojnë teksa po ballafaqohen me këtë ‘shok’ kulturologjik të shqiptarëve.
Por, vetëm tani po e shohim se sa të paefektshme paskan qenë disa ngjarje e dokumente nga e kaluara e afërt, të cilat, siç po tregon realiteti, nuk paskan prodhuar kurrfarë ndikimi pozitiv në shoqëri, sidomos në atë që quhet maqedonase. Vetëm tani po e shohim se, Marrëveshja e Ohrit, bie fjala, qenka kuptua si një “recetë” mjeku, e cila nuk e paska pasur komponentën e urgjencës. Me fjalë të tjera, kjo i bie, që “pacienti” ka mundur të shërohet edhe pa terapinë e rekomanduar. Problemi kryesor i mosbesimit ndërmjet komuniteteve etnike në Maqedoni, ishte mungesa e vullnetit për të qenë më afër ideve që ofrojnë zhvillim të përbashkët. Ky problem nuk ka mundur të zgjidhet vetvetiu, por ka qenë i domosdoshëm një angazhim më këmbëngulës dhe permanent i elitave politike, sidomos i atyre që kanë qenë në pushtet.
Në kapitullin e Marrëveshjes së Ohrit që flet për “Implementimi dhe masat për ndërtim të mirëbesimit”, është aneksi C, i cili parashihte që “të vazhdojnë përpjekjet në projektet e destinuara për përmirësim të marrëdhënieve ndëretnike”.
Paradoksaliteti i politikës së deritanishme mbështetej në narrativin primitiv për shqiptarët si pakicë kombëtare, ndërkohë që nuk u realizuan parametrat kryesorë nga Marrëveshja e Ohrit që dilnin nga kapitulli “Implementimi dhe masat për ndërtim të mirëbesimit”, ku parashiheshin edhe objektiva konkretë në zhdukjen graduale të stereotipave ndëretnike.
Sikur të realizohej në tërësi Aneksi C i Marrëveshjes së Ohrit, maqedonasit sot nuk do të përjetonin tërmet emocional kur dëgjojnë fqiun shqiptar të flet në gjuhën shqipe zëshëm, pa pasur nevojë të brengoset se me këtë do të lëndojë ndjenjat e bashkëqytetarëve maqedonas.
Sikur të realizohej në tërësi Aneksi C i Marrëveshjes së Ohrit, ky shtet nuk do ti ngjante një makine me dy shpejtësi që niset kur ti teket dhe mbërrin në destinacion, kur t’i teket.

Etiketa: "makinë me dy shpejtësi"Emin AZEMImarreveshja e Ohrit

Të Lidhura

Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

nga 27
10:40 | 04/02/2026
0

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, së bashku me deputetë të tjerë të PD-së, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të...

Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

nga 27
10:12 | 04/02/2026
0

Ministria e punëve të Brendshme ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e IdentiTek Freskida Halilaj. Ende nuk dihen motivet e qarta...

Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

nga 27
09:48 | 04/02/2026
0

Shoqata e Prokurorëve ka reaguar në lidhje me sulmet e Edi Ramës kundrejt gjyqtarëve, për çështjen e rritjes së pagave....

Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –

Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –

nga 27
09:18 | 04/02/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar tonet në debatin me gjyqtarët lidhur me kërkesën për rritjen e pagave, duke i akuzuar...

Para
Arrestohen 4 punonjës të OSHEE, në pranga edhe biznesmeni

OSHEE njofton sërish ndërprerje energjie: Po investohet në rreth 400 kabina

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

10:40 | 04/02/2026
Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

10:12 | 04/02/2026
Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

09:48 | 04/02/2026
Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –

Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –

09:18 | 04/02/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 4 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

09:00 | 04/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –
  • Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –
  • Respektoni pavarësinë e drejtësisë –
  • Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –
  • Këmbimi valutor 4 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • 50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –
  • Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com