Sot është një ditë e shenjtë për të gjithë besimtarët myslimanë, pasi festojnë ditën e bekuar të “Kurban Bajramit”.
Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi u uron të gjithë shqiptarëve sa më shumë paqe, harmoni, dashuri e mirësi midis nesh.
Në një postim në rrjetet sociale, Idrizi shprehet se ajo që mbetet janë veprat e mira, qenia Shqiptare e besimi në Zot!
Postimi i plotë:
Gëzuar Festën e Kurban Bajramit !
Kjo është dita kur mëshira e begatia e Zotit u shtri mbi sakrificën e njeriut ( Profetit Ibrahim a.s ).
Uroj për të gjithë Shqiptarët sa më shumë paqe, harmoni, dashuri e mirësi midis nesh.
Ajo që mbetet janë veprat e mira, qenia Shqiptare e besimi në Zot!