I veshur si bojaxhi dhe me një hap të shkujdesur.
Kështu u paraqit në pikën e kreditimit grabitësi i djeshëm në Tiranë, i cili në kërcënimin e një arme, mori një sasi të konsiderueshme parash për tu larguar më pas në drejtim të paditur.
Siç shikohet edhe nga pamjet e siguruara nga A2 CNN, grabitësi i pikës së kredidhënieve të vogla në ambientet e Qendrës Tregtare “Ring Center” hyri rreth orës 15:19 në biznes dhe nën kërcënimin e armës mori paratë e arkës.
Grabitja zgjati jo më shumë se një minutë, ndërsa pas daljes nga biznesi, agresori ka mbushur qesen me para.