Kryebashkiaku i zgjedhur i Kamzës, Rakip Suli ka hyrë në këtë bashki duke thyer derën e jashtmë të godinës.
Suli është shoqëruar nga mbështetës ndërsa futet në Bashkinë e Kamzës pas 12 vitesh që kjo bashki drejtohej nga Xhelal Mziu i PD-së.
Para se të ulej në karrigen e kryetarit, Suli u zotua se do iu shërbejë qytetarëve, të cilëve iu ka munguar shërbimi nga bashkia e Mziut. Ai tha se iu shërbejë të majtëve e të djathtëve.
Më tej Suli u shpreh: Në 30 qershor në Kamëz ka fituar demokracia qytataria. Nuk e njoh Mziun si kryebashkiak por si qytetar, ai ka ndyrshuar veten dhe jo Kamzën!