Autori që kërcënoi me jetë biznesmenin për 5000 euro, një ndër 200 më të kërkuarit nga Interpoli – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Autori që kërcënoi me jetë biznesmenin për 5000 euro, një ndër 200 më të kërkuarit nga Interpoli

17:09 | 06/08/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

37-vjeçari i arrestuar Edison Lumi, pasi kanosi biznesmenin duke i marrë mbi 5 mijë euro, njihet si person i rrezikshem nga policia, me precedente te mëparshëm dhe i dënuar për vrasje.

Një biznesmen nga Korça është kërcënuar në mënyrë të përsëritur nga një person, i cili në këmbim të faljes së jetës, i kërkonte para. Autori i ka kërkuar biznesmenit shumën prej 5000 eurosh.

Biznesmeni, pronar i një subjekti në fushën e shërbimeve, është kërcënuar dy herë nga 37- vjeçari Edison Lumi, i cili ka përdorur edhe thikën për të kërcënuar biznesmenin dhe për të arritur qëllimin e tij. Pasi herën e parë ai i ka kërkuar 5000 euro, duke i lënë edhe afat, Lumi është drejtuar përsëri te biznesmeni, duke e bërë edhe më të frikshëm kërcënimin e tij. Nën presionin e thikës, ai i ka kërkuar biznesmenit shumën monetare, duke i deklaruar qartë se nëse nuk ia mundësonte, do ta vriste.

Read more

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Por, ndërsa është larguar, biznesmeni ka përfituar për të kërkuar ndihmën e Policisë, duke treguar me detaje se çfarë kishte ndodhur. Sipas të dhënave të Policisë, 37- vjeçari u arrestua, pasi nga tërësia e veprimeve të kryera, shtetasi i lartpërmendur, ka konsumuar elementet e veprës penale ‘Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë’.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme hetimore në ngarkim të këtij shtetasi”, bëri me dije Policia. Por, ndërkaq, Lumi nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Në vitin 1999, kur ishte vetëm 17 vjeç, ai është dënuar për vrasjen e dy personave me 12 vite e 6 muaj burg. Emri i tij, deri në vitin 2013, ishte në listën e 200 personave më të kërkuar nga Interpoli. Lumi, në bazë të vendimit të Gjykatës së Korçës, nuk ka kryer asnjë ditë burg, pavarësisht se u ka marrë jetën dy personave.

Kjo, pasi në vitin 2010, përfaqësuesi i tij ligjor i drejtohet Gjykatës me qëllim parashkrimin e ekzekutimit të dënimit penal. Kështu, në vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Korçë shkruhet se çështja është pushuar, pasi vepra penale ishte shuar. “Kërkuesi Edison Lumi është dënuar me 12 vjet e 6 muaj burg, pasi është deklaruar fajtor për veprën penale të vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje parashikuar nga nene 78 e 278/2 të K.Penal.

Me kërkesën drejtuar Gjykatës, i dënuari ka kërkuar shuarjen e dënimit, duke pretenduar se dënimi është parashkruar, pasi kanë kaluar 10 vjet nga dita që vendimi ka marrë formë të prerë. Përfaqësuesja e Prokurorisë, pasi u njoh me kërkesën e të dënuarit dhe vendimin e dënimit, deklaroi se dënimi për këtë shtetas është shuar me vendimin nr. 253, datë 13.4.2010, të kësaj Gjykate.

Mbrojtësi me prokurë i kërkuesit, pasi u njoh me urdhrin e prokurores, deklaroi se heq dorë nga kërkesa dhe kërkoi pushimin e gjykimit”, shkruhet në vendimin e Gjykatës së Korçës.

Etiketa: 5 mije euroarrestimebiznesmen nga KorçaEdison LumiInterpolipranga

Të Lidhura

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

nga 27
23:26 | 04/04/2026
0

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

nga 27
22:36 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

22:32 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

nga 27
22:14 | 04/04/2026
0

Juventus ka përpara një rrugë për të hyrë në zonën Champions gjatë së cilës duhet të jetë thuajse perfekt. Luciano...

Para
Dhunohet barbarisht nga ish-burri shqiptar, 28 vjeçarja italiane hidhet nga makina në ecje dhe shpëton

Dhunohet barbarisht nga ish-burri shqiptar, 28 vjeçarja italiane hidhet nga makina në ecje dhe shpëton

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

23:26 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:36 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:32 | 04/04/2026
Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

22:14 | 04/04/2026
Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

22:02 | 04/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –
  • Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –
  • “Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com