Një aksident ka ndodhur në rrugën e Portit në Durrës ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.
Mësohet se si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur drejtuesi i njërit prej automjeteve i cili është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.