Për shkak të motit të keq 15 pushues, të huaj e shqiptarë, të cilët rrezikonin të mbyteshin, janë shpëtuar nga policia.
Kanë qenë tre ndërhyrje të ndryshme, ku e para u bë në grykëderdhjen e Vilunit në lagunën e Rrjollit ku u shpëtuan 5 shtetas nga Kosova dhe Shkodra.
Më pas, po në të njëjtin vend iu dha ndihma 9 turistëve çek. Ndërsa në Sarandë, Policia Kufitare ka shpëtuar një plazhist i cili u rrezikua të mbytej si pasojë e dallgëve të detit.
Ndërkohë që policia ka bërë apel për pushuesit që të tregohet kujdes maksimal, pasi deti i trazuar me dallgë mund të kërcënojë seriozisht jetën e tyre.