Dy motorë uji janë bllokuar në plazhin e Durrësit pasi kryenin manovra të ndryshme që rrezikonin jetën e plazhistëve.
Policia kufitare ka ndaluar gjithashtu shtetasit S. Xh. dhe S. J., si dhe janë ndëshkuar me masë administrative me vlerën 100 000 të reja lekë secili, për Shkeljen e rregullave të përdorimit të mjeteve lundruese në plazhe e sporte ujore.
Policia e Shtetit falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në numrin 112 duke iu garantuar reagim të shpejtë, profesional e të paanshëm.