Lidhur me çështjen “Toyota Yaris”, kryetari i PD Lulzim Basha do të dëshmojë sot në orën 09.00 te Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Dje Prokuroria e Krimeve të Rënda, nëpërmjet një njoftimi shpërndarë për mediat konfirmoi ardhjen e katër prokurorëve belgë, të cilët do të asitojnë në marrjen në pyetje të liderit demokrat.
Belgët i kërkojnë Bashës përgjigjen e tre pyetjeve.
1-Si u informua Basha për sasinë prej 3,4 milionë Euro?
2-Cilat ishin informacionet ekzakte?
3-Kush ia dha zotit Basha këtë informacion?