Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në një konferencë për mediat komentoi doreheqjen e Ramush Haradinajt dhe ftesën e marrë nga Gjykata Speciale, si dhe arsyet pse ra qeveria Haradinaj.
“Sot ne i vuajmë pasojat e qëndrimeve të liga dhe vendimeve të gabuara vite më parë, kur politikanët që deshën më shumë vetëveten sesa shtetin Kosovës ia bënë të keqen. Nuk e kemi më një qeveri që ishte e mbrapshtë dhe e pashpresë tash shpresa është te ndryshimi, të zgjedhjet, të liria te demokracia, te VV-ja”, tha Kurti.