Një tjetër aksident u shënua në Gjirokastër rreth orës 05:00, mëngjesin e sotëm fatmirësisht pa pasoja të rënda në njerëz.
Dy automjete janë përplasur midis tyre, duke përfunduar jashtë rruge. Automjeti tip Skoda është me targa maqedonase dhe brenda saj ishte vetëm shoferi, ndërsa mjeti i tij, ishte një “Ford”, me tre persona brenda, shoferi, motra dhe vajza e tij.
Aksidenti ka ndodhur në hyrje të qytetit të Gjirokastrës, pranë lagjes “Gërhot”, në aksin Gjirokastër-Tepelenë, rruga e Viroit.