Tabaku: Raporti i DASH për investimet këmbanë alarmi. Shqipëria vendi më i korruptuar në Ballkan – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tabaku: Raporti i DASH për investimet këmbanë alarmi. Shqipëria vendi më i korruptuar në Ballkan

19:51 | 11/07/2019
në Shqiperi
0

Pas publikimit të raportit vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e të bërit biznes në Shqipëri ka reaguar ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku.

Tabaku shprehet se raporti është një këmbanë alarmi drejtuar një qeverie dhe mazhorance që ka vendosur t’i shkojë deri në fund rrugës së verbër të koncesioneve klienteliste.

Ish deputetja demokrate thekson se raporti citon problematika të cilat janë trajtuar më parë edhe nga opozita.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Gjithashtu, sipas ish-deputetes raporti citon problemet që po has Shqipëria me projektet PPP që në shumicën e rasteve janë të pastudiuara dhe jo të konsultuara siç duhet.

Postimi i plotë i Jorida Tabakut:

Ndërkohë që vendi lëngon në thatësirën ekonomike dhe të investimeve të huaja, raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit raporton arsyet se përse ne vuajmë. Në raport shkruhet se shkaqet janë korrupsioni, presioni politik për kontraktorët, ndryshimi i shpeshtë dhe i pakonsultuar i ligjeve, kalimi i ligjeve klienteliste.

Raporti citon problemet që po has Shqipëria me projektet PPP që në shumicën e rasteve janë të pastudiuara dhe jo të konsultuara siç duhet. Një tjetër pikë e rëndësishme është edhe e drejta e pronës, në raport thuhet se pronarët nuk marrin pronat e tyre të tjetërsuara nga regjimi komunist. Ndërkohë që citon që edhe shumë shqiptaro-amerikanë nuk i marrin dot pronat apo dëmshpërblimet për pronat e sekuestruara nga regjimi komunist. Shumë prej investorëve amerikanë janë larguar nga Shqipëria si pasojë e këtyre problemeve jetike për biznesin dhe investitorët.

DASH përmend se qeveria Shqiptare miraton shpesh ligje të vështira në interpretim ashtu që ajo të ketë mundësi për të larguar bizneset duke favorizuar ato që i interesojnë asaj. Njëkohësisht bizneset e huaja citojnë se qeveria ndërhyn tek ato për të detyruar që të ndërmarrin nënkontraktor të caktuar të lidhur me qeverinë.

Megjithëse këto tema janë prekur vazhdimisht nga opozita, qeveria ka këmbëngulur që të paraqesë një realitet tjetër. Kryeministri krenohet për rritjen e investimeve të huaja ndërsa raporti i DASH nënvizon se Shqipëria është vendi më i korruptuar në Ballkanin Perëndimor. Një përshkrim shumë i saktë për qeverinë Rama e cila vazhdon të këmbëngulë në rrugën e gabuar ekonomike.

Raporti është një këmbanë alarmi drejtuar një qeverie dhe mazhorance që ka vendosur t’i shkojë deri në fund rrugës së verbër të koncesioneve klienteliste, tenderave për oligarkët dhe thatësirës së IHD-ve. Sado ligje gjoja pro-investitorë të votojë kjo mazhorancë, fryma anti-biznes e kësaj qeverie do të jetë përherë pengesë dhe barrierë për investitorët e huaj në Shqipëri. Nga shtatori 2013 në Shqipëri nuk ka ardhur asnjë investim i huaj direkt, kryeministri Rama dhe gjithë ministrat e tij janë krenuar me atë çfarë trashëguan nga qeverisja demokratike.

Opozita zotohet që do të zhbëjë këtë mentalitet anti-biznes, që sulmon investitorin e huaj. Premtimi jonë nuk është vetëm ulja e taksave por edhe krijimi i gjithë kushteve politiko-ekonomike në favor të IHD-ve, për të rikthyer Shqipërinë në një konkurente të denjë në rajon.

Raporti i plote gjendet ketu:2019 Investment Climate Statements: Albania

 

Etiketa: Departamenti Amerikan i ShtetitInvestimeIsh-deputetja e PD-sëJorida Tabakuraport

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Më shumë vota se votues, KQZ pranon hapjen e 11 kutive në Lezhë

Më shumë vota se votues, KQZ pranon hapjen e 11 kutive në Lezhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com