Tjetër aksident rrugor në vend, kësaj here një automjet është përmbysur në Elbasan.
Për pasojë të plagosur kanë mbetur drejtuesi dhe pasagjeri emrat e të cilëve nuk bëhen ende me dije.
Ata janë dërguar me urgjencë në spital ndërsa në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe grupi hetimor për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.