Komisioni Hetimor Parlamentar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta do mblidhet ditën e sotme, për të zhvilluar mbledhjen e parë lidhur me kërkesën e deputetëve socialistë.
Hapi i parë që do të ndërmerret do të jetë ngritja e një sekretariati teknik që do punojë edhe gjatë muajit gusht. Ndërkohë, brenda muajit korrik Komisioni Ketimor do të zhvillojë 3 ose 4 mbledhje të tjera.Komisioni, i cili do të zgjasë tre muaj, ka në përbërje të tij 9 anëtarë, 5 nga PS dhe 4 nga opozita e emëruar.
Komisioni pritet të vendosë për shkarkimin ose jo të Kreut të Shtetit, Ilir Meta, pas vendimit të tij për të anuluar 30 qershorin si datë të zgjedhjeve vendore.