Një tjetër pushues është mbytur në plazhet shqiptare.
Mësohet se një 76-vjeçar i identifikuar si Ded Fishta është mbytur mesditën e sotme në plazhin e Tales në Lezhë.
Dyshohet se i moshuari ka pësuar arrest kardiak gjatë futjes së tij në ujë, ndërsa ka qënë duke pushuar së bashku me familjen e tij.
Pavarësisht ndërhyrjes së ambulancës, i moshuari ka humbur jetën, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.