Një lëkundje tërmeti është regjistruar rreth orës 08:28 të mëngjesit të sotëm në Tepelenë.
Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se epiqendra ka qenë në fshatin Krahes, Tepelenë, më magnitudë 3.4 ballë dhe thellësi 12 km.
Ndërkohë kujtojmë se javët e fundit lëkundjet e shpeshta të tërmetit shkaktuan panik për banorët në Korçë, ndërsa shumë banesa u dëmtuan.