Një ngjarje e rëndë ka tronditur plazhin e Durrësit, pasi një tjetër pushues ka është mbytur paraditen e sotme.
Identiteti i viktimës ende nuk është bërë i ditur, por bëhet fjalë për një turist boshnjak, rreth 70 vjeç.
Policia e Durrësit thotë se kanë qenë pushuesit të cilët e kanë lajmëruar për një person të mbytur.
Pavarsisht ndihmës së pushuesve të tjerë, i moshuari boshnjak nuk ka mundur të mbijetojë. Kjo është viktima e pestë në këtë sezon vetëm në plazhin e Durrësit.